Urimi për trajnerin Gega, Duka: Kurajo, do e fitosh edhe këtë betejë

schedule10:56 - 25 Nëntor, 2020

schedule 10:56 - 25 Nëntor, 2020

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega po lufton me koronavirusin prej rreth 10 ditësh. Gjendja shëndetësore e 57-vjeçarit tropojan është përkeqësuar ditët e fundit dhe ai është nisur menjëherë drejt Turqisë për t’u kuruar.

Lajmi është konfirmuar nga klubi verilindor, teksa një infeksion në mushkëri dhe temperatura e lartë, kanë rënduar gjendjen e Gegës. Në lidhje me situatën e tij ka reaguar me anë të një postimi në Facebook edhe Armand Duka, presidenti i FSHF-së.

Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit dhe mikut Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të pandemisë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Kurajo Skënder!

Jemi të gjithë me ty në këto çaste delikate dhe të vështira. Jam I bindur që ti do ta fitosh edhe këtë betejë, siç ke bërë gjatë gjithë jetës tënde“, shkruan kreu i futbollit shqiptar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!