Itali, në gjykatë çifti shqiptar, u arrestua për shpërndarje droge

schedule08:06 - 5 Korrik, 2018

schedule 08:06 - 5 Korrik, 2018

Një çift bashkëshortësh shqiptarë në Itali kanë dalë të mërkurën në gjykatën e Forlisë, për t’u përballur me akuzën e shpërndarjes së drogës. Burrë e grua, të moshave 37 dhe 27 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e së martës në lokalitetin San Mauro Paskoli, ku jetonin dhe ushtronin aktivitetin ilegal. Burri u kap teksa po i shiste dy doza kokainë një djali, ndërsa gruaja u prangos në banesën e saj. Sapo pa karabinierët ajo u përpoq t’i fshihte dozat në një kuti këpucësh, por nuk ia arriti qëllimit. Aty efektivët gjetën një tjetër sasi kokaine prej 9.5 gramë, që u sekuestrua së bashku me 7 mijë e 750 euro të siguruara nga aktiviteti i shpërndarjes. Në seancën e mbajtur të mërkurën, trupi gjykues e ka vlerësuar si legjitim arrestimin e tyre, por ka lejuar hetimin në gjendje të lirë derisa në nisje të procesit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!