Qeveria britanike ka bërë të qartë se qëndrimi i saj mbi mundësinë e bashkimit të Irlandës mbetet i pandryshuar, pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump nga Dublini.
Një zëdhënës i zyrës së kryeministrit Andy Burnham deklaroi se nuk jane ne dijeni te ndonjë mbështetjeje publike nga shumica për një referendum tjetër dhe, derisa kjo të ndryshojë, nuk do të ketë ndryshime.
Ky reagim erdhi pasi Trump tha se do të donte ta shihte Irlandën të bashkuar, me Irlandën e Veriut të administruar nga Britania, dhe se kjo mund të ndodhë.
Deklarata e presidentit amerikan riktheu në vëmendje një prej çështjeve më të ndjeshme politike në ishull, vetëm pak javë pasi kryeministri britanik e cilësoi si “jashtë diskutimit” mundësinë e mbajtjes së një referendumi për të ardhmen e Irlandës së Veriut.
Sipas Marrëveshjes së të Premtes së Madhe, të nënshkruar në vitin 1998, një referendum për bashkimin me Republikën e Irlandës mund të thirret nëse qeveria britanike vlerëson se ekziston mundësia që shumica e votuesve në Irlandën e Veriut të mbështesin këtë opsion.
Marrëveshja e vitit 1998 i dha fund konfliktit të armatosur disa dekadësh mes nacionalistëve irlandezë, që kërkojnë bashkimin e ishullit, dhe unionistëve, të cilët mbështesin qëndrimin e Irlandës së Veriut në Mbretërinë e Bashkuar.

