Protesta kundër ligjit të propozuar nga qeveria, përplasje mes demostruesve dhe policisë në Francë

schedule23:43 - 21 Nëntor, 2020

schedule 23:43 - 21 Nëntor, 2020

Policia në Francë është përplasur sot me protestues që dolën sot në rrugë për të kundërshtuar një ligj për sigurinë. Lidhur me këtë ligj aktivistët e lirive civile thonë se do të cenojë lirinë e informacionit dhe të drejtat e medias.

Legjislacioni në pritje do të krijonte një vepër të re penale për publikimin e imazheve të oficerëve të policisë me qëllim për t’i shkaktuar atyre dëm. Shkelësit do të përballen me një dënim maksimal deri në një vit burg dhe një gjobë prej 45,000 eurosh.

Qeveria thotë se propozimi ka për qëllim të mbrojë oficerët e policisë nga thirrjet në internet për dhunë.

Por kritikët druhen se, nëse miratohet, masa do të rrezikojë gazetarët dhe vëzhguesit e tjerë që marrin video të oficerëve në punë, veçanërisht gjatë demonstratave të dhunshme.

Në Paris, rreth 7,000 demonstrues u mblodhën sot në sheshin Trocadero pranë Kullës Eiffel, duke brohoritur ‘Liri, liri’ dhe ‘Të gjithë duan të filmojnë policinë’. Afërsisht 22,000 njerëz morën pjesë në demonstrata në të gjithë vendin.

Policia përdori ujë, për të shpërndarë turmën ndërsa përleshje “të vogla”shpërthyen në fund të demonstratës. Policia e Parisit tha se 23 persona u arrestuan dhe një oficer u plagos lehtë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!