Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Cektësia e ujit, anija ngec në Danub/ Evakuohen 238 pasagjerë. U transportuan drejt aeroportit të Rumanisë

schedule15:53 - 29 Korrik, 2026

schedule 15:53 - 29 Korrik, 2026

Një anije turistike me 238 pagjerë ngeci në rrjedhën e Danubit në Bullgari.

Arsyeja e incidentit erdhi për shkak të nivelit të ulët të ujit.

Policia kufitare bullgare evakuoi fillimisht 186  turistët e anijes që mbantë emrin “Viking Ulur”, e cila pasi ngeci u mbush me ujë.



Në bord kishte edhe 52 anëtarë të ekuipazhit.

Anija, e cila lundron nën flamurin zviceran, njoftoi autoritetet lokale për incidentin pasditen e 28 korrikut, në kilometrin 817 të Danubit, afërsisht 25 kilometra nga porti më i afërt.

Për shkak të pamundësisë për të vazhduar lundrimin, anija mbeti pa furnizime me ushqim dhe ujë.

Agjencia e udhëtimit u përpoq të siguronte një varkë tjetër për të transportuar ushqimet, por nuk mundi të arrinte te anijen e bllokuar.

Drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Kërkimin dhe Mirëmbajtjen e Lumit Danub, Ivelin Zanev, tha se thellësia e anijes ishte 1.70 metra, ndërsa thellësia e rrugës ujore ishte rreth 1.90 metra.

Pas evakuimit, pasagjerët u transportuan në një aeroport në Rumani.

Niveli i ujit të Danubit në disa vende në pjesët bullgare dhe rumune të lumit, si dhe përgjatë gjithë rrjedhës së tij, është ulur në mënyrë kritike, duke e bërë të vështirë lundrimin.

Ai ka një gjatësi prej rreth 2,850 kilometrash dhe është një nga rrugët ujore më të rëndësishme të Evropës për transportin, tregtinë dhe lundrimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!