Redon Mihana arriti t’i japë një pikë Apolonisë ditën e sotme me një gol mjaft të bukur. Talenti i kombëtares Shpresa foli pas ndeshjes për Supersport dhe u shpreh:
“Jam i kënaqur me golin, por jo me pikën e marrë, Nuk e di nëse ka qenë penallti, duhet parë nga kamerat. Duhet të fitojmë sepse nëse nuk e bëjmë nuk mund të gjejmë vazhdimësinë.
Ka ndikuar lodhja sepse kemi udhëtuar gjatë, të paktën te unë. Mundohemi të luajmë sa më ndershëm. Ndikon edhe eksperienca në këtë pjesë, nuk tregohemi të zgjuar në mesfushë për të ndalur kundërshtarët.
Mendoj se arbitrimi ka shkuar mirë, mund të ketë bërë ndonjë gabim, janë njerëzore. Kur gabojnë në VAR, që i shohin 100 kamera rreth e rreth mund të gabojnë edhe këtu. Cilësia e lojtarëve në Superligë ndryshin shumë nga Kategoria e Parë dhe do jetë më e vështirë”, u shpreh mesfushori. /abcnews.al