Meksika regjistron mbi 100,000 viktima nga COVID-19

schedule14:25 - 21 Nëntor, 2020

schedule 14:25 - 21 Nëntor, 2020

Meksika ka regjistruar 100,823  viktima që nga fillimi i pandemisë.

Meksika renditet vendi i katërt në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brazilit e Indisë,  për numrin e lartë të viktimave shkaktuar nga koronavirusi.

Ndërkohë Universiteti i John Hopkins ka bërë me dije se numri i të prekurve në Meksikë ,  ka tejkaluar 1 milion të infektuar.

Numri i të infektuarve në të gjithë botën ka arritur në 58 milionë raste. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA me 12, 277, 024 raste deri më tani.

Sakaq për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1.379.495 persona ndërsa 40.192.000 janë shëruar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!