Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Aktori Fatmir Xhelilaj humbi jetën nga COVID-19, miqtë dedikim të ndjerë: Yjet nuk vdesin

schedule13:34 - 20 Nëntor, 2020

schedule 13:34 - 20 Nëntor, 2020

Është ndarë nga jeta për shkak të COVID-19, një nga simbolet e artit dhe kulturës fierake, aktori i madh i teatrit dhe estradës së Fierit, Fatmir Xhelili.

Aktor në teatrin “Bylis” të Fierit, Fatmir Xhelili, për 46 vjet rresht, ai ka interpretuar përkrah emrave të mëdhenj si  Fuat Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj. Fatmiri e ka nisur rrugën e artit si aktor amator.



Lexo edhe: Covid-19 i merr jetën aktorit fierak Fatmir Xhelilaj

Interpretimi me mjeshtëri i roleve që merrte, e bënë Fatmirin një figurë të dashur për publikun.

Me gjithë dëshirën për të interpretuar në dramë, karrierën më të madhe ai e ka në komedi. Ishte regjisori Pellumb Kulla ai që i dha rolin e parë në komedinë me titull “Këpucët angleze”.

Për kolegët, aktori Fatmir Xhelili është vlerësuar edhe si një bashkëpunëtor shumë i mirë.

Reagimi të shumta kanë ardhur për ndarjen nga jeta të aktorit, ku miqtë, kolegë, ata që e kanë njohur nga afër, si edhe dashamirës që e ndiqnin nga skena, kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit.

“Sot humbëm një njëri me vlera! Unë humba mësuesin tim të teatrit, Ju aktorin tuaj të dashur. Si mund të them Lamtumirë?! Të qoftë dheu i lehtë miku jonë”, shkruan Matilda Haska në rrjetin social “Facebook”.

 

 

 

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!