Mbrëmjen e djeshme iu vendos eksploziv një pallati në ndërtim në Lezhë, rreth orës 20:45 në rrugën e Shëngjinit. Gazetari i “ABC”-së në Lezhë Gjergj Figuri mëson se pallati ndodhet në zonën e “Ranës së Hedhun”. Pronari i pallatit në ndërtim është Liman Gjoka, biznesmen nga Tirana.
“ABC” sjell edhe pamjet e pallatit në ndërtim që iu vendos eksploziv. Dëmet nuk janë të mëdha, por mesazhi për pronarin është i qartë. Policia njofton se ka shkuar menjëherë në vendngjarje për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Pista e parë ku po hetohet është ndonjë konflikt i mundshëm i pronarit të objektit, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë objektit në ndërtim që ishte shënjestër për të shkuar në gjurmët e autorëve./ db/Abcnews.al