Tirana ka në gjirin e saj një nga talentet më të mëdha të momentit. Ernest Muçi me cilësitë e treguara e vendos veten mes më të mirëve dhe Tirana dëshiron ta mbajë për të përfituar shumën e dëshiruar nga shitja e tij.
Vera e shkuar nuk ishte momenti i duhur dhe klubi e lojtari vendosën të rinovojnë kontratën deri në fund të sezonit. Një proces, që zgjati jo pak, duke marrë parasysh dëshirën e madhe për tu transferuar jashtë vendit të talentit.
“Panorama Sport” raporton se ajo që ka bindur Muçin në kontratën e re është kushti që talenti tiranas të luajë të paktën 70% të ndeshjeve të bardhebluve si titullar. Padyshim në kontratë është përfshirë rritja e ndjeshme e pagës dhe sulmuesi në fund është bindur, duke ditur moshën e re të tij.
19-vjeçari është një element shumë i pëlqyer nga Dede dhe pritet të jetë ai udhëheqësi i sulmit bardheblu. Ofertat për Muçin janë të shumta dhe shpejt ai pritet të largohet. Tirana me siguri do e lejojë me minimumi 500 mijë euro. Kjo mund të ndoshë që në janar. /abcnews.al