“ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi kishte te ftuar Stiv Bokën dhe Altin Sulkun, të cilët biseduan për bashkëpunimin e tyre më të fundit, këngën “Teka Teka”. Një këngë mesa duket e qëlluar pasi ka kapur miliona klikime. Por si ndjehen artistët e rinj përballe presionit të klikimeve? Ndërsa Ermali shtron këtë pyetje për Stivin, ky i fundit i përgjigjet përmes pyetjes “I milionave të lekëve? Apo milionat e klikimeve?”.
Përgjigje e cila krijoi shumë të qeshura dhe kuptuam që dy këngëtarët ne fjalën fitojnë shuma të konsiderueshme në koncerte.
“Unë me thënë drejtën pata një rrugë të mbarë. Para 9 muajsh nxorra kengen “Xheloze” dhe u pelqye dhe e kapi milionshin. Për tregun që ështe Shqipëri do isha mërzit nëse nuk do të kishte ecur. Unë jam i mendimit që kur ne bëjmë nje projekt duhet të bëjmë edhe menaxhimin sepse eshte shumë i domosdoshëm, sepe Altini ka vite e njeh gjithë Shqipëria dhe shqiptaria dhe e mësojnë shpejt për këngën. Ndërsa për një të ri nuk ndodh kështu, duhet të përdorur strategji”.
Ndër të tjera Ermali pyet dy artistët: Sa mbështetje gjejnë ata tek artistët big? Apo sa të hapur janë emrat e dëgjuar të muzikës për bashkëpunime me artistët e rinj?
Altini u shpreh se është i gatshëm për bashkepunime me artistët e rinj, pasi edhe vetë ka qene dikur në të njëjtën pozitë, kur ka pasur nevojë për support.
“Suport duhet të bësh sa më shumë. Gjithmonë ta kthesh koken mbrapa ku ishe ti? A kishe nevojë ti? Sa nevojë kishe kur të shkruante dikush me i madh se ti dhe lumturoheshe aq shumë”.
Në këtë moment ndërhyn edhe Stivi duke thënë: “Altini foli të drejtën fare. Është një dorë shumë e madhe që më ka dhënë mua”.
Ermali përfiton nga situata për ta ngacmuar Altinin duke i thënë se sa të ka paguar Stivi. Ndërsa Altini dhe Ermali qeshin pa fund, Stivi shton duke qeshur që “bashkëpunimi është me klering” .