Jepet masa e sigurisë për Fatmir Hoxhaj, autorin e dyshuar të vrasjes së Ahmet Toskës në qytetin e Fierit në muajin tetor.
Gjykata e Fierit ka vendosur “arrest në burg” për Fatmir Hoxhaj ndërsa ky i fundit ka deklaruar se është i pafajshëm.
“Jam i pafajshëm. Jam ngritur nga gjumi në orën 8”, mësohet të ketë thënë Hoxhaj.
Prokuroria supozohet se një informacion që akuzon Hoxhaj-n, por nga ana tjetër arma e krimit nuk gjendet, dhe motivi nuk dihet gjithashtu.
Siç raporton gazetarja e “ABC” Valbona Davidhi, Hoxhaj është paraqitur pranë Gjykatës së Fierit në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.
Vrasja në sy të gruas e 50-vjeçarit Ahmet Toska, ndodhur në datën 26 tetor 2020, besohet se është kryer nga Fatmir Hoxhaj, person i cili është bashkëjetuesi i gruas së parë të viktimës Toska.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Sheq i madh” në Fier në orën 06:00 të mëngjesit teksa viktima po shoqëronte bashkëshorten për në punë, ku një person i maskuar i është afruar dhe e ka ekzekutuar me plumb në kokë.
Hoxhaj është arrestuar në datën 14 nëntor në aeroportin e Rinasit, duke u kthyer nga Italia, ku kishte qëndruar prej disa ditësh.
n.d./abcnews.al