Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Katër punonjës me COVID, izolohet qendra e personave më aftësi të kufizuara në Vlorë

schedule18:38 - 17 Nëntor, 2020

schedule 18:38 - 17 Nëntor, 2020

Katër punonjës dhe tre fëmijë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në qendrën e Zhvillimit të personave me aftësi të kufizuara në Vlorë. Për pasojë kjo qendër është izoluar me vendim të autoriteteve shëndetësore.

Burime bëjnë me dije për ABC se 3 fëmijët janë asimptomatikë. Ata do të qëndrojnë në karantinë bashkë me 6 kujdestare reja, ndërkohë që asnjë pjesëtar tjetër i stafit nuk do lejohet të hyjë brenda.

Në 24 orët e fundit në Vlorë u regjistruan 32 raste të reja me koronavirus kryesisht në institucione: Dy punonjëse në kopshtin nr. 2, një punonjës policie, një rast në bashki dhe dy të tjerë në OSHEE Vlorë.



Ndërkohë që pjesa tjetër kryesisht raste kontakti me familjarë të cilët kanë rezultuar pozitivë më herët. Vlora numëron 686 raste aktive me koronavirus. Ditën e sotme në të gjithë vendin u raportuan 694 raste të reja dhe 6 humbje jete./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!