Një herë në javë urgjencat kirurgjikale do të trajtohen në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave thotë se janë marrë të gjitha masat për të siguruar një shërbim cilësor ndaj pacientëve.
Që nga katër korriku, çdo të mërkurë, urgjencat kirurgjikale nga spitalet e rretheve, por dhe nga kryeqyteti do të përballohen nga spitali “Shefqet Ndroqi” dhe jo nga Qendra Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, institucion që do të menaxhojë punën thotë se riorganizimi është i domosdoshëm për të shpërndarë ngarkesën në spitale.
Skënder Brataj: “Janë marrë të gjitha masat, për numrin e sallave të operacionit, për praninë e të gjithë specialistëve si: kirurg, anestezist, instrumentist dhe personel mbështetës. Operacionet progrmaura pranë QSUT do vazhdojnë sipas progranmit të tyre”
Në urgjencën kirurgjikale në sanatorium nuk do të transferohen raste si; raste të rënda, djegiet, obstreti gjinekologji etj.
Për çdo urgjencë mjekësore drejtori Brataj ka ftuar qytetarët të telefonojnë në numrin 127, ndërsa ka theksuar se katër herë në muaj urgjencat kirurgjikale do të trajtohen në sanatorium. /abcnews.al