Shifra të larta të infektuarish ditor me koronavirsus janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Kosovë. Sipas IKShPK nga 1.566 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid 690 raste të reja.
Ndërkaq betejën me këtë sëmundje gjatë orëve të fundit e kanë humbur 16 pacientë duke e çuar në 849 numrin e viktimave në Kosovë.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç).
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve në Kosovë është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë.e.su./abcnews.al


