Fluksi i blerjes së oksimetrit dhe bombolave të oksigjenit është rritur në farmacitë e qytetit të Fierit.
Gazetarja e ABC Valbona Davidhi theksoi se situata është shqetësuese pasi në një vëzhgim të bërë në farmacitë e qytetit është vënë re e mungesë totale e aparateve të oksigjenit.
Po ashtu farmacistët thonë se mungojnë aparatet e oksigjenit në treg, po ashtu e njëjta situatë paraqitet në lidhje më oksimetër. Disa farmacistëve kanë theksuar se nuk kanë të njëjtin standard dhe se cilësia e tyre nuk është e nivelit të duhur.
Ndërkohë në Fier është vënë re një tendencë në rritje e rasteve aktive me COVID-19, ndonëse ka një sensibilizim nga qytetarët, Fieri sërish mbetet vatër e nxehtë.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Vlorë. Gazetari i ABC Elton Nika raportoi se ka një rritje të kërkesave për aparatet e oksigjenit.
Pajisja me bombolat e oksigjenit sigurohen më udhëzim të posaçëm të mjekut. /abcnews.al/


