Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet prej disa ditësh në Greqi në një spital në Athinë ku po kurohet për shkak se është infektuar me koronavirus.
Menjëherë sapo gjendja e tij u përkeqësua, autoritetet greke sollën një avion ushtarak për të marrë Kryepeshkopin. Sipas medieve greke dhe Kishës, gjendja e Janullatosit është e stabilizuar.
Dërgimi i tij për t’u kuruar në Athinë ka zënë hapësirë në mediat greke, ku nuk kanë munguar profilet, mes të cilëve njëri zbulon disa detaje nga ajo që ndodhi në kohën e trazirave në Shqipëri në 1997, ku xhami i blinduar i shpëtoi jetën.
“Piramidat dhe snajperi. Takimi me plumbat në 1997, para rënies së Berishës për skandalin e piramidave. Dritarja me xham të dyfishtë ndërpreu drejtimin e plumbit drejtuar tij.
Plumbi u qëllua nga një snajper drejt zyrës së tij. Ai rrëfeu shumë vite më vonë: “Unë e mbaj dritaren, për të më kujtuar se jeta mund të përfundojë në një sekondë. Ne nuk duhet të humbasim asnjë ditë” tha ai, shkruan mediat greke.
Gjatë kohës që ndodhet në spital në Athinë Janullatos është telefonuar nga personalitete të politikës greke, të cilët janë interesuar për shëndetin e tij./ db/Abcnews.al