SHQIPËRI-Kambanat në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet dhe në kishat në të gjithë vendin njoftuan zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.
Ai është një shqiptar. Hirësia e tij Mitropoliti i Korçës prej vitit 1998 imzot Joan Pelushi. Hirësia e tij u zgjodh si pasues i Kryepeshkopit Anastas nga Sinodi i Shenjtë, autoriteti më i lartë i kishës ortodokse të Shqipërisë me vota unanime.
Pas shpalljes së emrit të tij, Kryepeshkopi i ri mbajti një fjalë të shkurtër përpara besimtarëve të pranishëm.
Më pas qindra besimtarë morën bekimin e parë të tij. Mitropoliti i Korçës imzot Joan Pelushi zgjidhet kryepeshkop i Tiranës Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë pas më shumë se 30 vitesh drejtimi të kishës ortodokse nga kryepeshkopi Anastas i cili ndërroi jetë me 25 janar.
Kryepeshkopi Anastas kishte shprehur dëshirën që në krye të Kishës të zgjidhej një shqiptar. Ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri do të zhvillohet më 29 mars.
/abcnews.al