Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Tre të vdekur brenda 24 orëve nga koronavirusi në Elbasan

schedule10:39 - 16 Nëntor, 2020

schedule 10:39 - 16 Nëntor, 2020

Tre persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se personat që kanë ndërruar jetë janë dy gra dhe një burrë. Bëhet fjalë për një 62 vjeçare dhe një 85 vjeçare, të cilat kanë ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa një burrë 88 vjeç ndërroi jetë në shtëpi.

Elbasani është një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi në vend. Kështu, gjatë 48 orëve të fundit 6 persona ndërruan jetë prej koronavirusit, ndërsa nuk ka një numër të qartë të të prekurve për shkak të numrit të ulët të tamponëve që merren. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!