Jarrod Ramos, vrasësi i gazetarëve në SHBA, bllokoi daljen e redaksisë që stafi i gazetës të mos largohej.
Kështu thotë një prokuror që po heton çështjen, raporton BBC. Policia tha për mediat gjithashtu se i akuzuari refuzon që të bashkëpunojë për hetimin. Sulmi ndaj gazetës “Capital” në Annapolis të Shteteve të Bashkuara, ishte planifikuar në shtëpinë e të dyshuarit.
38-vjeçari la të vdekur 5 gazetarë, ndërsa shumë të tjerë u plagosën. Ai akuzohet për vrasje të shkallës së parë.
Gjatë gjyqit, ai nuk tha asnjë fjalë, por ndiqte me vëmendje procedurat gjyqësore. Edhe Presidenti amerikan Donald Trump shprehu ngushëllimet për humbjen e 5 gazetarëve nga sulmi me armë. /tvklan.al