Klosi në Fier: Zhvillimi agroturizmit, burim mirëqënie për komunitetin

schedule14:43 - 29 Qershor, 2018

schedule 14:43 - 29 Qershor, 2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka nxitur fermerët në Fier të zhvillojnë agroturizmin. Ndërkohë Klosi njoftoi kthimin e lumit Gjanica në një atraksion turistik.

Gjanica nga një lumë i ndotur do të rehabilitohet dhe do të shndërrohet në një atraksion turistik për qytetin. Kjo sipas ministrit të Mjedisit do të arrihet përmes projekteve zhvilluese dhe vendosjes së depuratorëve nga kompanitë e hidrokarbureve.

“Dhe ne do të punojmë që kompanitë të cilat derdhin ujërat e zeza dhe të papërnuara të naftës që nga pjesa e sipërme e shfrytëzimit të naftës, që nga zona e Ballshit e deri në fund të kenë mundësi të jenë të trajtuara.”

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë turit të llogaridhënies deklaroi se Fieri i ka të gjjitha mundësitë për të zhvilluar agroturizmin dhe të sjellin zhvillim të ekonomise lokale.

“Na duhet që të kemi alternativa për pushim, për jetë më të mirë, për jetë sociale, për mirëqënie, dhe këto mund të krijohen fare mirë në disa pika të cilat janë shumë të bukura pranë qytetit por që janë nën menaxhimin e Bashkisë së Fierit.”

Ministri Klosi iu përgjigj interesit të qytetarëve për moratoriumin e gjuetisë dhe u shpreh se ai do të vijojë të mbetet në fuqi, sepse vendi nuk është i gatshëm ta lejojë, sidomos tani që numri i zogjve shtegtarë është rritur ndjeshëm vitet e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!