Liverpool dhe paga e lartë, Juventusi sfidë të gjithëve për Alaba

schedule10:38 - 14 Nëntor, 2020

schedule 10:38 - 14 Nëntor, 2020

Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba, është në krye të listës së dëshirave të Juventusit. Ky është lajmi i “Tuttosport”, gazetës torineze që shkruan se bardhezinjtë janë favoritët për ta transferuar austriakun.

Alaba është si një “xhol”. Roli parësor është si mbrojtës i majtë, por bavarezët e përshtaten si qendërmbrojtës dhe ai shkëlqeu. Gjithashtu Alaba mund të luajë si mesfushor qendre. 28-vjeçarit i përfundon kontrata me bavarezët në fundin e sezonit.

Trajneri Hans Flick ka kërkuar nga klubi që mos e shesë në janar, pasi e do në ekip mbrojtësin deri në fund të sezonit. Kështu bavarezët pritet ta humbin me parametra zero atë. Bardhezinjtë që konsiderohen favorit për transferimin e Alabës, por nuk janë të vetëm në garë për të.

Real Madrid, Manchester City apo dhe PSG kanë shfaqur interes për shërbimet e lojtarit. Ngërçi i vetëm i transferimit të David në Torino mund të jetë paga e tij e lartë, si dhe interesimi i Liverpool për ta marrë në janar në vend të Van Dijk. /abcnews.al