Shifra të larta të infektuarish me Covid janë shënuar ditët e fundit në Ksoovë duke e rritur ndjeshëm numrin e të sëmurëve me koronavirus.
Vetëm gjatë ditës së shtunë u shënuan rreth 1 mijë raste të reja, ndërsa 13 pacientë vdiqën si pasojë e infektimit me Covid-19.
Numri total i vdekjeve nga koronavirusi deri më tani ka arritur në 798, ndërsa është rritur në 10 mijë 1 191 numri i rasteve aktive.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 16 862 pacientë, ndërsa deri më tani numri total i rasteve pozitive është 27.851 raste nga 115.794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2
“Numri total i rasteve pozitive është 27.851 raste nga 115.794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 798 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.862 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.191”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së./abcnews.al


