Situata e koronavirusit në Kosovë vijon të jetë shqetësuese. Prishtina është regjistruar vendi me raste më të larta të infeksioneve, vetëm ditën e sotme u raportuan 347 raste të reja.
Tashmë Prishtina gjendet në zonën e kuqe për masat e reja anti-covid, shkruajnë mediat në Kosovë.
Ndërkohë drejtori i shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi është shprehur se sfidë për stafin mjekësor mbetet shërbimi.
“Kemi sfidë sepse disa punonjës të personelit mjekësor janë infektuar. Sot morëm informacion se 70 punonjës janë prekur me COVID-19. Nëse vazhdon me këtë ritëm atëherë infektimi i personelit shëndetësor do të ketë probleme. Në këtë mënyrë duhet të centralizojmë shërbimet”, tha Gashi./abcnews.al/


