Lojtari më i mirë i muajit në Angli, ylli i Tottenham rrëmben çmimin

schedule13:37 - 13 Nëntor, 2020

schedule 13:37 - 13 Nëntor, 2020

Sulmuesi i Tottenham, Heung-Min Son, është shpallur lojtari më i mirë i Premier League për muajin tetor. Koreano-jugori ka kaluar pothuajse një muaj perfekt, duke qenë vendimtar për ekipin e Jose Mourinhos.

28-vjeçari arriti të shënonte katër herë dhe dhuroi dy asiste për shokët e tij të skuadeës në vetëm tre ndeshje të luajtura. Statistikat flasin vetë për Son, i cili së bashku me Harry Kane kanë qenë në një formë të jashtëzakonshme.

Paraqitja e tij në fitoren e thellë 1-6 në “Old Trafford” kundër Manchester United apo dhe goli vendimtar në transfertën e Burnleyt kanë qenë ato që i dhanë fitoren sulmuesit. Falë golave dhe asisteve të tij, tashmë Tottenham e shikon veten në vendin e dytë në Premier League, vetëm një pikë larg vendit të parë që mbahet nga Leicester City. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!