Artan Mërgjyshi, trajneri i Besës, është pjesë e emisionit “Pressing” në ABC. Tekniku i njohur komentoi lëvizjen e fundit te Tirana, që shkarkoi trajnerin Emanuel Egbo. Për Mërgjyshin formacioni që bardheblutë hodhën në fushë nuk kishte gjë më shumë se Korabi.
“Tirana është ndërtuar të shkojë larg, të fitojë trofe. Formacioni i sotshëm nuk ka gjë më shumë se Korabi. Ndoshta është një strategji për të lënë Kupën dhe për të ndodhur kjo që ndodhi, nisur edhe nga ajo që ka thënë Egbo.
Kanë luajtur Avdiaj, Halili, të cilët kanë luajtur pak, apo edhe Danso. Rezultati i sotshëm ka arsye objektive. Janë mungesa të rëndësishme në ekip. Janë histori që ndodhin në gjithë botën, eliminohen skuadra anglezë nga ekipe të kategorisë së dytë”, tha Mërgjyshi. /abcnews.al