Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja me thikë e vëllezërve në Sarandë/ Policia: Në pranga 3 persona

schedule13:26 - 17 Shtator, 2026

schedule 13:26 - 17 Shtator, 2026

Sarandë- Policia e Sarandës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Pas një sherri, vëllezërit Elidon dhe Mario Shukulli, u goditën me thikë dhe si pasojë morën plagë në trup.

Lidhur me këtë ngjarje u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të moshës, 22 vjeç, 19 vjeç dhe 19 vjeç, banues në Sarandë.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:35, në lagjen nr. 1, Sarandë, janë konfliktuar, dyshohet për motive të dobëta, me dy shtetas (vëllezër). Gjatë konfliktit, dy vëllezërit, 20 vjeç, dhe , 25 vjeç, janë goditur me mjete prerëse dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe, si rezultat i reagimit në kohë, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorët e dyshuar të plagosjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!