Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Tërmeti dhe virusi, Rama: Shqipëria do të dalë më e fortë, vetëm ne mund t’i fitojmë dy sfidat

schedule18:27 - 12 Nëntor, 2020

schedule 18:27 - 12 Nëntor, 2020

Duke iu përgjigjur opozitës, kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria do të dalë më e forta nga dy sfidat, tërmeti dhe koronavirusi, të cilat shton ai, mund t’i përballojë e t’i fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse.

“Ne do ta bëjmë me të gjitha forcat luftën me Armikun e Padukshëm dhe fronti ynë i mbrojtjes në spitalet Covid do të jetë deri në fund, një shembëlltyrë e vendosmërisë, kurajos, profesionalizmit, pa asgjë mangut krahasuar me kushtet spitalore, kurat farmaceutike, shërbimin mjekësor në spitalet Covid të Europës!

Ne do t’i rindërtojmë një për një shtëpitë, apartamentet, shkollat, kopshtet, spitalet e qendrat shëndetësore të shembura nga tërmeti, në kohë rekord krahasuar me ecurinë e një procesi të tillë në vendet që janë përballur me këtë sfidë!



Dhe Shqipëria do të dalë më e fortë nga këto dy sfida të rënda, të cilat mund t’i përballojë e t’i fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse, sepse ne nuk jemi më të mirët dhe kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka” shkruan ai.

Akuzat nga opozita, PD-LSI kanë qenë të shumta në drejtim të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama për dështim në menaxhimin e pandemisë, por edhe për rindërtimin nga tërmeti tragjik./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!