Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Jetonte vetëm, gjendet e vdekur e moshuara në Korçë

schedule11:28 - 14 Maj, 2026

schedule 11:28 - 14 Maj, 2026

Gjendet e pajetë në banesë një e moshuar në lagjen 4. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara kishte tre ditë që nuk kishte kontaktuar me familjarët dhe fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nuk e kishin parë. Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë hapur derën e banesës ku ka rezultuar e moshuara e pajetë.

Nga këqyrja paraprake, viktima ka një hematomë në kokë, prej ku dyshohet se është rrëzuar dhe ka humbur jetën. Ajo jetonte e vetme në banesë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë veprimet hetimore ndërsa trupi po dërgohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore që do të zbardhë shkakun e vdekjes./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!