Rama publikon videon përgëzuese të Këshillit Europian

schedule11:07 - 27 Qershor, 2018

schedule 11:07 - 27 Qershor, 2018

Pas reagimit të tij të parë mbrëmjen e djeshme, sot në mëngjes kryeministri Rama publikoi në rrjetet sociale një videomesazh urimi të këshillit Europian për Shqipërinë.

Rama shkruan ndërkaq se mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë.

Kryeministri tërheq vëmendjen e shqiptarëve gjithashtu që të mos i harrojnë këto shfaqje të pafundme brutaliteti, siç i quan ai, kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë./abcnews.al