E ardhmja e Memphis Depay vazhdon të lakohet prej muajsh. Barcelona deshi ta transferojë në verë, por rregullat e La Liga nuk ia plotësuan dëshirën trajnerit Koeman, i cili gjente te Depay cilësitë e sulmuesit, që ekipi aktual nuk e ka në dispozicion.
Në janar me siguri Barcelona do e tentojë sërish holandezin, teksa ai vetë është shprehur se nuk mund të premtojë se do qëndrojë te Lyon deri në fund të sezonit. Megjithatë, presidenti i klubit francez, Jean Michel Aulas këmbëngul se Depay do të qëndrojë te Lyon deri në fund të sezonit.
Ai rikthehet edhe një herë në kohën kur shprehej se 27-vjeçari do të qëndronte te Lyon. “Unë isha i pari që thashë se nuk do të shkonte te Barcelona, por askush nuk më dëgjoi gjatë dritares së transferimeve. Ai do të qëndrojë deri në fund e sezonit, natyrisht “, u shpreh Aulas.
Kontrata e Depay me Lyon përfundon në verën e ardhshme dhe francezët mund ta humbasin më parametra zero. Përtej deklaratës së tij, Aulas me siguri do e lëshonte sulmuesin nëse merr ofertë nga Barcelona. /abcnews.al