Kanë muaj që presin të zhvillohet gjyqi për pronat, por edhe sot u nuk ia dolën të merrnin zgjidhje.
Të painfomuar për pezullimin e punës, ky çift bashkëshortësh erdhën nga Fieri për tu paraqitur në seancë, por aty u mësuan se gjyqi nuk do të zhvillohej.
“Kemi ardhur nga Fieri këtu. Duhet të na njoftojnë, se do e bëjnë gjyqin pa ne. Na rroftë ajo që kemi bërë këto 2 vite. Se këta e bëjnë gjyqin edhe pa ne”, u shpreh ajo.
Pritën me orë të tëra për një përgjigje.
“Njëri na thotë të presin sekretaren, njëri na tha se nuk është. Më pas na thanë do të vijë gjyqtare. Nuk e di se si do të shkojë kjo punë”, tregon ajo.
Thonë se e prisnin këtë gjyq prej kohësh.
“Mezi po e presim këtë gjyq. Kemi një vit që nuk është bërë seanca”.
Mbyllja e dyja shkallëve të e gjyqësorit në Vlorë për shkak të Covid ka sjellë jo pak probleme për qytetarët.
Prej datës 4 nëntor, Gjykata e Apelit dhe e shkallës së parë janë të mbyllura për shkak të COVID- 19. Në këto dy institucione mes stafit dhe 18 persona gjyqtare dhe sekretare janë tashmë të prekur. Gjatë kësaj jonë pezulluar 500 gjyqe.
Albert Spiro, zv kryetar i gjykatës së rrethit Vlorë i kontaktuar nga ABC tha se Gjykata e Apelit pritet ti rikthehemi normalitetit nesër edhe pse me mungesa në radhët e gjyqtarëve.
Ndërkohë Iliba Bezati, kryetare e komanduar tha se nga data 20 Nëntor janë shtyrë 198 seanca.
Edhe në Krujë situata është e njëjtë. Nga një vërtetim i thjeshtë, deri tek gjyqe për të pandehur, pyetjet e qytetarëve mbeten pa përgjigje.
“Çështja për të cilat janë akuzuar, për një femër, për dhënie drogë.
Policia, Prokuroria apo Gjykata nuk ka asnjë lloj fakti. Nëse kanë fakte, djali le të rrijë brenda. Kërkoj të drejtën dhe nuk ma jep askush. U bënë katër muaj djali është brenda në burg. Hetimet janë mbyllur dhe nuk është vendosur një datë se kur do të rihapet”, tregon ai.
Prej një jave Gjykata e Krujës vazhdon të qëndrojë e mbyllur pasi punonjësit kanë rezultuar pozitiv për COVID-19./abcnews.al/