Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rënda mbrëmjen e djeshme, pasi automjeti tip “Volkswagen Touran” mori flakë në aksin Kardhiq–Delvinë, pranë Skërficës.
Pavarësisht transportimit fillimisht në Sarandë e më pas në Tiranë, ai nuk arriti të mbijetojë.


