Teuta e Laçi anti-Tiranë? Starova, Dede e Shehi bëjnë skanerin

schedule00:11 - 10 Nëntor, 2020

schedule 00:11 - 10 Nëntor, 2020

Tirana është ekipi kampion në fuqi dhe do tentojë të triumfojë sërish në Superiore. Laçi dhe Teuta shikohen si ekipet rivale dhe në emisionin “Pressing”ABC, folën Sulejman Starova, Nevil Dede dhe Orges Shehi.

SULEJMAN STAROVA: “Laçi është pretendent për titull. Pse la pikë? Arsyeja ishte se kishte një kundërshtar si Kastrioti, i fortë. Do ta vuajë atë pjesën e dublimit të posteve. Shikoni në mbrojtje, luajti Obanor dhe u godit në qendër. Duhet të gjejnë ekuilibrat. U prish ajo dyshja që shkonte mirë, Ignjatovic-Selmani.

Të gjithë do të vuajnë.  Apoloninë e shoh më dobët se të tjerët. E kam të vështirë të caktoj skuadrën e dytë. Sfidoj Nevilin, ma gjej kush bie tjetër nga kategoria. Laçi luante me Selmanin, pasi u fut në vend të Gjonit. Po luante mirë Selmani. Ishin dy mbrojtës, u shtua edhe një i tretë. Cungu do të shohë se çfarë ka çaluar aty”.

NEVIL DEDE: “Laçi ka organikë të plotë, kanë rritur edhe buxhetin. Sa të fitojë do jetë e vështirë të ndalohet. Janë ekip serioz, me lojtarë të mirë. Edhe Teuta është një ekip serioz dhe me futbollistë të mirë. Kundër Tiranës përfituan nga fakti që përshtatën lojtarë në pozicione. Durrsakët janë ekip pragmatist. Më vonë do të flasim më qartë. Teuta dhe Laçi, pa sfiduar Tiranën, e kanë të vështirë të dalin kampionë. Duhet marrë parasysh historia”.

ORGES SHEHI: “Laçi dhe Teuta duhet të mendojnë të mbyllin ndeshjen. Gjithashtu duhet të jenë të përqendruar në rastet në mbrojtje. Ekipet që duan titullin kanë vetëm 2 raste mbrapa dhe duhet të kenë kujdes. Është mëkat të pësosh gol në minutën e 92-të. Laçi do përballet me Partiznain, por nuk i trembet. Për kontingjentin që ka nuk e ka problem. Në këtë kampionat fitohet ndaj kujtdo. Gjatë ndalesës së kampionatit do i gjejnë forcat të ngrihen. Nuk kanë frikë asnjë kundërshtar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!