Pjanic: Mund të përfundoja tek Interi, te Barça nuk kënaqem me pak

schedule15:57 - 9 Nëntor, 2020

schedule 15:57 - 9 Nëntor, 2020

Miralem Pjanic në verë u transferua te Barcelona dhe tregoi se katalanasit janë klubi që gjithmonë ka dëshiruar të luajë. Ai u këmbye me Arthur, por ashtu si braziliani te Juventus, edhe boshnjaku nuk ka fituar shumë minuta nën drejtimin e Koeman.

 

Në një intervistë për mediet spanjolle Pjaniç shprehet se do punojë fort për të lënë gjurmët e tij në Barcelonë dhe nuk është i kënaqur vetëm me faktin se është pjesë e klubit.

“Jam në klubin më të mirë në botë dhe me stilin e lojës, që kam dashur gjithmonë të luaj. Por nuk ende i kënaqur. Dua të kem mundësi të fitoj tituj dhe të lë gjurmët e mia në këtë klub. Ky është qëllimi im dhe do punoj fort për ta arritur”, u shpreh fillimisht mesfushori.

 

Më pas Pjanic flet edhe për prapaskenat e merkatos në të shkuarën. “Kisha mundësinë të shkoja në klube si Bayern Munich dhe Inter në të shkuarën, por nuk mendoja se ishte momenti i duhur.

Gjithashtu mund të isha bashkuar me Juventusin d vite përpara se të firmosja, por nuk e bëra sepse mendoja se nuk ishte koha e duhur. Rrezikoja të kaloja dy vite të karrierës time në stol sepse te Juve në atë kohë ishte Paul Pogba, Andrea Pirlo dhe Arturo Vidal”, u shpreh boshnjaku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!