Trump “nuk do t’ia dijë”/ Ruan popullaritetin pavarësisht kritikave

schedule23:22 - 25 Qershor, 2018

schedule 23:22 - 25 Qershor, 2018

Pavarësisht furtunës së kritikave sa i takon qasjes ndaj famijleve të emigrantëve, popullariteti i presidentit amerikan Donald Trump duket i palëkundur. Sipas një sondazhi të “Gallup”, mes republikanëve mbështetja për miliarderin është 90 për qind, ndërkohë që rritje njeh edhe konsensusi mes zgjedhësve amerikanë. Një javë më parë mediat amerikane raportuan se mbështetja për Trump kishte arritur në 45 për qind, duke shënuar nivelin maksimal. Hera e fundit që Presidenti kishte arritur në 45 për qind ishte javën e parë pas marrjes zyrtarisht të detyrës. Bëhet fjalë për një kuotë që e barazon me atë të shumë parardhësve në krye të Shtëpisë së Bardhë sa i takon vlerësimit për qershorin e vitit të dytë në pushtet, mes të cilëve Barack Obama me 46 për qind, Bill Clinton 46 dhe Ronald Reagan 45 për qind. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!