Përplasi për vdekje çiklistin, arrestohet 34 vjeçari në Durrës

schedule12:20 - 9 Nëntor, 2020

schedule 12:20 - 9 Nëntor, 2020

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 34 vjeçar i cili akuzohet si autori i aksidentit të ndodhur një natë më parë në Durrës ku so pasojë ka humbur jetën një 63 vjeçar.

Sipas uniformave blu shtetasi me iniciale D.M. , duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale H. B., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Gjithashtu i ndaluari ishte dënuar dhe më parë nga gjykata për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet në flagrancë autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

34-vjeçari, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, ishte i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: D. M., 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”. Gjithashtu ky shtetas është autori i një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur në vitin 2008.

Ky shtetas, më datë 08.11.2020, rreth orës 22:55, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale H. B., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Shtetasi D. M. ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!