Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë paradites së sotme në lagjen Sisli të Stambollit, ku mbetën të plagosur dy persona.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar gjithçka duke pasqyruar rrezikun në rrugët e Stambollit, ku një numër i madh personash qarkullojnë me armë në brez.
Siç duket edhe nga kamerat e sigurisë, dy grupe u konfliktuan fillimisht me sende të forta, ndërsa dy persona u kthyen në vendin e ngjarjes, kësaj radhe me armë në dorë duke qëlluar ndaj dy të tjerëve, të cilët mbetën të plagosur, raporton abcnews.al.
Për fat, sulmuesit u fokusuan tek këmbët duke mos dashur që t’i vrisnin, fakt i cili iu ka shpëtuar jetën objektivave të tyre, që ishin gjyshi dhe nipi.
Pas sulmit ata u dërguan me urgjencë në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al