Një burrë i armatosur është arrestuar të enjten mbrëma në një qendër numërimi në Pennsylvania pasi policia mori njoftimin se po bëhej një komplot për sulm.
Arrestimi erdhi pasi policia mori informacione për një grup personash nga Virginia që po udhëtonin drejt qendrës së votimit me një mjet tip “Hummer” me synimin për të sulmuar.
Rreth orës 22:50. një burrë brenda një restoranti Vietnamez u kalua në paraburgim. Policia gjeti një armë dhe një Hummer. Është ende e paqartë nëse personi i arrestuar jashtë qendrës është i lidhur me planin e pretenduar të sulmit.
Numëruesit në qendrën në fjalë vijuan numërimin e fletëvotimeve me postë në shtetin e “fushës së betejës.” Që nga mbrëmja e së enjtes vonë, Presidenti Trump udhëheq shtetin me një diferencë të hollë prej rreth 24,000 votash. s.b/abcnews.al/