Shkëlqeu me M’Gladbah në Champions, Milan e Juventus futen në ‘valle’ për Thuram

schedule11:58 - 5 Nëntor, 2020

schedule 11:58 - 5 Nëntor, 2020

Sulmuesi i Borussia M’Gladbah, Marcus Thuram, ka marrë gjithë vëmendjen e klubeve europiane pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Champions League. Të parët që shfaqën interes për francezin ishin Barcelona dhe Manchester City, por tashmë duke se edhe Milan e Juventua kanë hyrë në garë për të.

Sipas raportimit të “Bild”, dy klubet italiane kërkojnë të sfidojnë dy gjigantët e tjerë europianë për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit. Madje kuqezinjtë kanë një avantazh të lehtë, duke marrë parasysh marrëdhënien e shkëlqyer të milanezëve me agjentin e lojtarit, Mino Raiola.

Klubi gjerman nuk e dëshiron largimin e Thuram, por nëse dhe ky sezon mbyllet pa tifozë, atëherë Borussia do të fillojë të shesë yjet e saj. Babai i lojtarit, Lillian, ka njohje te Juventus dhe Barcelona, por dëshira e djalit të tij mund të jetë diku tjetër. Mësohet se Marcus është rritur duke bërë tifo për Milanin, duke i dalë kundër kështu edhe babait të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!