“Sot në 2020 problem janë njerëzit e ’97’”, tha kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit teksa nisi të mbante fjalën e tij për “Buxhetin e 2021”, i cili do të votohet sot në Parlament.
Ndërsa krahasonte qeverinë e kaluar dhe aktuale, Rama nuk ka lënë pa thumbuar presidentin Ilir Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
“Pas firmave piramidalet 97, të mos mbahet parasysh se sot në 2020 problemi janë po ata njerëz dhe praktikisht kush sot kërkon që të rikthehet në krye të punëve të vendit është absolutisht i pandashëm për fat të keq nga e kaluara, pak më e largët dhe ajo pak më e afërt. Sot janë të njëjtët njerëz por me të njëjtën formulë jep 1 që të marrësh 3.
Ftoj shqiptarët që të votojnë për Lulin dhe të marrin peshqesh Ilirin bashkë me Monën se Saliu është në barkun e Lulit jo si lepur por si Luan, Luan që udhëheq Lepurin në luftë. S’kemi pse fshihemi pas gishtit kur ai tregon hënën.
E vërteta është se sot Shqipëria pavarësisht se ka kaluar një goditje që do kishte gjunjëzuar çdo kënd është jo në kushtet kur mezi mbahet por në kushtet kur po rindërton me ritme jashtëzakonisht të larta. Edhe për këtë mjafton të bëjmë një krahasim me një vend fqinj që ka kaluar disa tërmete”, tha ndër të tjera Kryeministri.
n.d./abcnews.al