Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kukësi e kap me arbitrat direkt: Goli i parë, i parregullt

schedule21:40 - 4 Nëntor, 2020

schedule 21:40 - 4 Nëntor, 2020

Kukësi nuk e nisi aspak mirë sezonin e ri në Kategorinë Superiore, duke humbur me shifrat 2-0 ndaj Tiraës. Autori i golave ishte Najdovski, i cili përfitoi në dy raste nga goditjet e këndit dhe i dha triumfin bardhebluve, që vinin me shumë mungesa.

Kukësi pas ndeshjes ka bërë rezymenë e kësaj ndeshje, teksa nuk mungojnë as në këtë ndeshje ankesat për arbitrimin. Në postimin e Kukësit shkruhet se goli i parë i Najdovskit ishte i parregullt.

Sipas verilindorëve, Cobbinah ishte pozicion jashtë loje në momentin e goditjes me kokë të Najdovskit dhe goli duhet të anulohej sepse sulmuesi bardheblu bllokoi rrezen e portierit, çka do të thotë se ndikoi në aksion.

“Tirana kaloi në avantazh në minutat e para me një gol pas një goditjeje nga këndi, por dukshëm në pozicion jashtë loje ishte futbollisti i Tiranës i cili duhet theksuar se u përfshi në aksion, duke ndikuar në rrezen e portierit Xhika”, shkruhet në postimin e klubit verilindor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!