Meta takon kryetarin e parlamentit të Hungarisë

schedule21:08 - 21 Qershor, 2018

schedule 21:08 - 21 Qershor, 2018

Në Hungari, presidenti Meta, u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, László Kövér.

Meta vlerësoi vëmendjen që Hungaria dhe Parlamenti hungarez i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë e të qartë që i japin procesit të integrimit evropian të vendit.

Kryetari Kövér përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria në këtë drejtim dhe e siguroi Presidentin Meta se parlamenti hungarez do vijojë ta mbështesë Shqipërinë pa asnjë rezervë në aspiratën e saj evropiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!