Mediat greke kanë publikuar detaje të reja për bandën shqiptare që ka terrorizuar rajonin e Atikës me grabitje të banesave luksoze. Bëhet fjalë për një grup criminal të përbërë nga 5 persona, 3 prej të cilëve u arratisën të martën nga një qeli paraburgimi në Athinë. Shqiptarët janë identifikuar si: “Panajot Mahmutaj, Radjon Harizi, Endrit Tahiri, Marjus Dedolli dhe Gertian Vrushaj. Të gjithë janë të moshës nga 27 vjeç deri në 47 vjeç. Prej ditësh, policia është vënë në kërkim të 3 shqiptarëve të arratisur. Autoritetet kanë paralajmëruar banorët për rrezikshmërinë e tyre. Shqiptarët gjendeshin në paraburgim dhe akuzoheshin për 72 grabitje në banesa luksoze dhe mësohet se kanë përfituar deri në 400 mijë euro nga aktiviteti kriminal. Madje dy prej tyre janë përfshirë edhe në trafik droge. /abcnews.al
Mediat greke publikojnë emrat e 3 shqiptarëve të arratisur nga burgu
schedule15:55 - 21 Qershor, 2018
schedule 15:55 - 21 Qershor, 2018