Koeman: Nuk jam dakord me Setien për Messin, te Barça dua të qëndroj gjatë

schedule17:36 - 3 Nëntor, 2020

schedule 17:36 - 3 Nëntor, 2020

Barcelona pret nesër në “Camp Nou” Dynamo Kyiv në llogari të fazës së grupeve të Champions League. Katalanasit duan të vazhdojnë ecurinë pozitive në këtë kompeticion, pas dy fitoreve ndaj Juventusit dhe Ferencvaros.

Sot trajneri i Barçës, Ronald Koeman ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, ku ka prekur çështjet e nxehta në klubin blaugrana. Nuk heziton të flasë edhe rreth çështjes Messi-Setien, të hapur së fundmi.

COVID-19 TE DINAMO – “E dimë se Dinamo ka problemet e saj për shkak të COVID-19. Ata kanë bërë teste këtë mëngjes dhe duhet të presim rezultatet pasdite. Unë nuk i di rregullat e UEFA-s, por shpresojmë që ta luajmë ndeshjen nesër”.

 

 

RIKTHIMI – “Marc (Ter Stegen) është mirë, është stërvitur me grupin për gati një javë dhe e shohim të punojë mirë.  Ka qenë larg një kohë të gjatë, por po punon mirë. Nesër kemi seancën e fundit stërvitore dhe nesër do të shohim”.

MUNGESA E NUMRIT ‘9’ – “Të gjithë e dinë pozicionin tim. Mendoj se na mungon një sulmues. Varet nga situata financiare e klubit në janar. As unë nuk dua t’i detyroj. Ne punojmë me ato që kemi”.

DEKLARATA E SETIEN – “Leo është lojtar shumë i mirë, ai është më i miri në botë. Shoh karakterin e tij fitues çdo ditë dhe ai flet vetë. Nuk e kam të vështirë të merrem vesh me të. Ai është kapiten dhe unë flas me të çdo javë për lojën dhe dhomën e zhveshjes. Unë nuk jam dakord me Setien, por të gjithë mund të kenë mendimin e tyre”.

E ARDHMJA – “Nuk është gjëja e rëndësishme tani, unë jam shumë mirë me ekipin dhe lojtarët. Barcelona është një klub i shkëlqyer, ku shpresoj të jem për një kohë të gjatë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!