Moti – E enjte, 21 qershor 2018

schedule14:26 - 21 Qershor, 2018

schedule 14:26 - 21 Qershor, 2018

Sipas MeteoAlb: Vijon pjesa e parë e ditës me kthjellime dhe vranësira kalimtare në brigjet Perëndimore por vranësira të dukshme dhe shira afatshkurtër do të ketë në zonat Lindore. Pasditja mbetet me shira të përkohshëm në zonat Lindore si edhe shira të izoluar në Qendër dhe Jug POR bregdeti nga Vlora në Velipojë vijon pa shira.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes POR mbeten konstante vlerat termike të mesditës duke ruajtur maksimumin 32 – 33°C.

Era do të fryjë kryesisht lehtë, me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë. /abcnews.al