Rusi, përmend Navalnin gjatë komentit të ndeshjes, shkarkohet

schedule11:36 - 21 Qershor, 2018

schedule 11:36 - 21 Qershor, 2018

Leonid Slutzkij, ish trajneri i kombëtares ruse të futbollit dhe aktualisht komentator në kanalin e parë kombëtar të Rusisë, ka ngjallur polemika me një veprim të tij. Ai ka përmendur në transmetim të drejtëpërdrejtë liderin e njohur opozitar Aleksej Navalni. Gjatë ndeshjes Gjermani-Meksikë për botërorin e futbollit, kolegu i tij e ka cilësuar lojën e gjermanëve si “futboll navalni”, thënë ndryshe “të rrëmujshëm”. Slutzkij i është përgjigjur me një batutë: “Pse Navalni luan futboll? Do të ishte interesante ta shikonim në fushë”. Për këtë koment të tij, televizioni shtetëror ka marrë masa disiplinuese duke e shkarkuar nga puna. /abcnews.al