Ecuria e reformës në drejtësi ka qenë në qendër të një takimi pune që ka zhvilluar në Bruksel ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj me komisioneren për Drejtësinë, Konsumatorin dhe Barazinë Gjinore në Komisionin Europian, Vera Jourova.
Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë së drejtësisë, Jourova e ka vlerësuar si revolucionare këtë reformë të Shqipërisë dhe ka inkurajuar që ajo të ecë me ritme sa më të shpejta. Ndërsa Ministrja Gjonaj i ka shpjeguar se si institucionet e reja të drejtësisë do të jenë të pavaruranga ndikimi i politikës, kjo si rezultat i mekanizmave të ngritura, që garantojnë pavarësinë e organeve të reja.
Rezultatet e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, Ministrja Gjonaj i ka shpjeguar edhe në takimet që pati me përfaqësuesit e Grupit të Këshillit për Ballkanin Perëndimor. /abcnews.al