120 sekonda kanë mjaftuar për të shijuar golin e parë në ndeshjen Leeds United-Leicester City. Miqtë kanë kaluar në avantazh falë rrjetës së Harvey Barnes.
Gafë e ekipit të Bielsës në prapavijë dhe realizim i mesfushorit 22-vjeçar. Avantazh i rëndësishëm për “Dhelprat” e Brendan Rodgers, që kanë dyfishuar në mesin e pjesës së parë.
Youri Tielemans autori i golit pas pritjes së portierit vendas. Mesfushori belg nuk e pati aspak të vështirë për të dërguar topin në rrjetë, duke gjetur golin e dytë në kampionat.
Marrja e tre pikëve në transfertën e vështirë të mbrëmjes së sotme, i ngjit Jamie Vardy me shokë në vend të dytë me 15 pikë, një më pak se Liverpool. /abcnews.al