Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Ilaçe me kredi”, Basha: Studentët u braktisën, për 5 javë kam përsëritur ditë për ditë planin e PD

schedule13:26 - 2 Nëntor, 2020

schedule 13:26 - 2 Nëntor, 2020

Lideri i Opozitës Lulzim Basha, ditën e sotme ka zhvilluar takime me të rinjtë dhe studentët.

Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se situata e pandemisë është keqmenaxhuar duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka treguar papërgjegjshmëri ndaj studentëve.

Lexo edhe: Basha: Kam miq të afërt me COVID-19, të bëjmë gjithçka për të mbrojtur të sëmurët



“Para dy ditësh im atë kishte ditëlindjen dhe nuk ka gjë më të dhimbshme se sa ta urosh në distancë. Masat për studentët duhet të ishin marrë më parë pasi kjo situatë dihet. Mësimdhënia  si në çdo vend tjetër të rajonit të mos ndërpritej. Prej 5 javësh kemi kërkuar infrastrukturën për mësimin online.

Qeveria i ka të gjitha mundësitë të blejë pajisje mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe t’i vërë të gjithë në betejë në luftën kundër COVID-19. Sot kanë marrë kredi për të blerë ilaçe kundër pandemisë. Të marrësh kredi për të paguar antibiotikët nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Sot nuk është momenti për të bërë fushatë elektorale me mjerimin dhe pandeminë.

Sot jo spitalet publike, por edhe shumica dërrmuese e klinikave privatë janë në kolaps.

Ju la të paguani shpenzimet dhe tre ditë para ju tha do ta anulojmë, është e patolerueshme.

Në planin tonë do të stimulojmë rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët. Rritje reale do të thotë të kapim nivelin e Kosovës. Po ti jepet fund vjedhjes që po bëhet edhe në kohën e pandemisë, paratë dalin dhe teprojnë për të marrë këto masa. Dalin edhe për të ndihmuar shëndetësinë. E keqja do të largohet me 25 prill dhe ne do t’i kthejmë njerëzve optimizmin për nesër”, tha Basha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!